Medvedev dhe Abas kërkojnë armëpushim në Gaza
Moskë Presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe ai palestinez, Mahmud Abas, bënë thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm" në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike, bëri të ditur sot Kremlini. Kjo është thirrja më e fundit, që vjen në drejtim të Izraelit, i cili prej ditësh po sulmon qytetin palestinez të Gazës, duke lënë më shumë 500 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.