Hicka “qan” Meksin: “Kishte nuhatje”

Avokati i njohur Riza Hicka, njëherësh edhe përfaqësuesi i Tiranës, por dhe hartuesi në vazhdimësi i statuteve në përmirësim e sipër të Federatës Shqiptare të Futbollit, kujton edhe vitin 1996.
"Atëherë ishte e njëjta situatë si kjo tani, kur Marjeta Zace (sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Sporteve) provokoi përjashtimin e Shqipërisë, por kishim në krye të qeverisë një njeri si (Aleksandër) Meksi, i cili e nuhati situtatën e vështirë dhe e rregulloi menjëhërë", - "qan" kohën e para 12 viteve, juristi impulsiv Hicka.
"Ministri me atë togfjalësh që ka vendosur na fyen në mënyrë të hapur mua, atë zotërinë atje (Mehdi Bushatin), duke na konsideruar sikur federata drejtohet nga një grup kriminelësh. Ministri është atje në detyrë prej nesh dhe ai duhet të na ulet. FIFA nuk e përmend fare FSHF-në, por ministrinë si burim të konfliktit. Janë ulur dy herë përfaqëuesit e FIFA-s dhe UEFA-s me shtetin tonë dhe nuk kanë zgjidhur asgjë", - theksoi Hicka.