E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata: Semina me pushim zemre? Nuk është mirë të abuzojmë

Cështja e pushimit të zemrës së lojtarit 19-vjecar shqiptar Klodian Semina gjatë ndeshjes së të shtunës në Bullgari, Levski-Belasica (4-0) është thjesht spekulim i një gazete bullgare, së cilës iu referua edhe uebsajti albaniasoccer.com, por i publikuar masivisht edhe në shtypin shqiptar.
"Ajo që është shkruar është një turp i madh. Është një abuzim tipik pa iu referuar të paktën një kontaki si me lojtarin apo nga menaxherin e tij", - tha në linjë telefonike për albania-sport, menaxheri i talentit shkodran, Rudi Vata.
"Unë kam qenë në kontakte të vazhdueshme me Seminën, i cili më tregoi edhe ngjarjen, por edhe me partnerin tim, menaxherin bullgar Pavlo Panajotis. Klodiani kishte pësuar një goditje shuëm të fortë me dy gjunjët në mes të gjoksit dhe në nofull dhe humbi për një cast ndjenjat, por kurrsesi nuk i kishte pushur zëmra për 1 minutë sic u shit lajmi. Kjo është normale në futboll dhe gjëra të tilla ndodhin shpeshherë. Por nuk ka pasur kurrë pushim zemre", - shton Vata, mënjëherë pas bisedës me mbrojtësin e ri.
Edhe Semina për gjatë një komunikimi telefonik të sotëm me Albania-sport pohoi të njëjtën gjë. "Thjesht ishte një goditje shumë e fortë për mua nga kundërshtari, pata një marrje fryme dhe rashë në tokë, ashtu sic mund të binte cdo futbollist tjetër, qoftë edhe më profesionisti. Mjekët erdhën dhe bënë detyrën e tyre", - tha Klodiani përmes celularit.
"Tani, pas pushimit edhe së të dielës, do të vazhdoj stërvitjen dhe shpresoj të jem në planet e trajnerit për ndeshjen e ardhshme", -shton Semina, cili u personazh i skupeve të kërkuara nga gazetat bullgare.
Shtypi sportiv bullgar, sidomos pas shokut që pësoi nga Shqipëria në kualifikueset e Euro 2008 (dy barazime me Shqipërinë: 0-0 në Sofje dhe 1-1 në Tiranë), është treguar shumë agresiv me futbollin shqiptar në përgjithësi. Për më tepër, Bullgaria nuk është një nga vendet dashamirëse edhe në raportin ballkanik me Kosovën.
Klodian Semina kishte fituar menjëherë një vend titullari në ekipin e Kategorisë së Parë me Belasicën, ndërkohë që një tjetër shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit, tashmë zyrtarisht i regjistruar me Slavian e Sofjes pret të debutojë në fundjavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›