E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në Nion shorti për Kupën Uefa

Nion - Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për çerekfinalet e Kupës Uefa ka vendosur përballë gjermanëve të Verderit italianët e Udinezes. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 prill në Bremen.

Ukrainasit e Shaktarit do të kenë përballë Marsejën e Lorik Canës. Francezët do të jenë mysafirë në ndeshjen e parë.

Paris S. G. do të përballet në çerekfinale me Dinamon e Kievit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin e Parisit.

Hamburgu do të ndeshet me Mançester Sitin në një duel shumë interesant. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjermani më 9 prill.

09/04/2009 Werder B. - Udinese
09/04/2009 Shakhtar Donetsk - Marsiglia
09/04/2009 Paris S.G. - Dinamo Kiev
09/04/2009 Amburgo - Man. City

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›