E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohen çiftet e Ligës së Kampioneve

Nion - Shorti i hedhur para pak minutash në Nion të Zvicrës do të vendosë përballë kampionëve në fuqi të Mançesterit skuadrën e Portos për çerekfinalet e këtij evenimenti. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Old Trafford”, ndërsa e kthimit në Portugali.

Vilareali do të përballet në çerekfinale me anglezët e Arsenalit. Ndeshja e parë do të luhet në Spanjë, ndërsa e dyta në “Emirates Stadium”.

Përballja më interesante është ajo mes Liverpulit dhe Çelsit. Dy ekipet angleze gjenden sërish përballë njëra-tjetrës për të tretin sezon radhasi. Ndeshja e parë do të luhet në “Anfield” dhe e dyta në “Stamford”.

Barcelona do të ketë përballë Bajernin e Mynihut të drejtuar nga Jurgen Klisman. Mesi me shokë do të presin kampionët e Gjermanisë në ndeshjen e parë në fushën e tyre.

07/04/2009 Barcellona - Bayern Munchen
07/04/2009 Liverpool - Chelsea
07/04/2009 Man. Utd. - Porto
07/04/2009 Villarreal - Arsenal

14/04/2009 Bayern Monaco - Barcellona
14/04/2009 Chelsea - Liverpool
14/04/2009 Porto - Man. Utd.
14/04/2009 Arsenal - Villarreal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›