E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli kërkon shërbimet e futbollistit zviceran Frei

Napoli - Klubi i Napolit është i interesuar për të marrë shërbimet e zviceranit Aleksander Frei për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Freit me Borusian e Dortmundit skadon në verën e vitit 2010. Futbollisti i kombëtares zvicerane nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me klubin e Dortmundit, çka i jep shtysë italianëve të fillojnë negociatat.

29-vjeçari Frei kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera në Gjermani dhe Europë, mes të cilave janë Totenhemi dhe Bajerni i Mynihut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›