Hidhet në erë furgoni në Gjirokastër, nuk ka persona të lënduar
Gjirokastër- Një furgon është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 në lgjen Dunavat, ku sipas policisë furgoni tip Benz me targa Gj 8067 A, i është vendour një sasi eksplozivi në pjesën e poshtme të parakolpit duke shkaktuar dëme të shumta.
Furgoni ndodhej i parkuar para shtëpisë së pronarit të tij, i cili është me profesion kasap. Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët sepse ka qenë trepër i fuqishëm. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e krimit.