E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët dhurojnë ndriçimin e qytezës

08/02/2005  Komuna nuk paguan dot doganën

MILOT - Komuna Falconara, e provincës së Ankonës në Itali, sjell paketën e dytë të ndihmave për sistemin e ndriçimit të komunës së Milotit. Por, nga ana e saj, kjo komunë nuk mund t’i përfitojë dot, pasi nuk ka para për të bërë zhdoganimin. Duket e çuditshme, por kjo ka dalë dje në takimin që ka bërë zëvendëspresidenti i CAM dhe qytetari i nderit të Milotit, Mauro Bruciaferri dhe këshilltari teknik, Aleksandro Sartini. Ata dje kontrolluan fazën e parë të punimeve nëntokësore si dhe sollën ndihmat deri në Durrës, për vazhdimin më tej.

Ndërkohë që së bashku me delegacionin ka ardhur edhe paketa e dytë e ndihmave nga Italia për komunën e Milotit të rrethit Kurbin. Paketa e dytë e ndihmave vjen deri në doganën e Durrësit e më pas të Shëngjinit. Vendosja e doganave nga ana e Qeverisë shqiptare rrezikon moszbatimin e projektit për ndriçimin e qytetit të Milotit, ndihmë kjo e ofruar nga ndërmarrja shumëshërbimëshe CAM dhe Komuna Falkonare Marittima, provincë e Ankonës.

Ky projekt investimi nga ana e italianëve është bërë i mundur, pasi disa takimeve të kryetarit të komunës Milot, Vlash Gega dhe pas një sërë takimesh të ndërsjella, ku komuna Milot dërgoi më pas projektin e investimit italian, për ndriçimin e qytetit. Megjithëse pala italiane ka sjellë këto ndihma falas, për të investuar në një qytet tepër të varfër dhe me mundësi të pakta ekonomike për zhvillim, kërkohet pagesa e doganës, ndërkohë që mundësia ekonomike e komunës nuk ekziston. Ndihmat e komunës italiane përfshijnë një projet të gjerë që merret dhe me shkollat, sistemin e ngrohjes dhe të pastrimit të qytetit të Milotit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›