E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shpërthen një automjet

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Lagjen Nr. 1, ku nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka pasur një shpërthim në automjetin tip Mercedes-Benz me targa TR 0202 M në pronësi të shtetasit E. D., banues në Sarandë.

Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor i cili po kryen hetime intensive për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese, për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. /Start/

                                                                                             2012-08-13 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›