E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga ballkoni 50-vjeçarja, rëndë në spital

Prrenjas- Hidhet nga ballkoni i pallatit ku banon në gjendje depresioni dhe gjendet në rrezik serioz për jetën.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël të Prrenjasit, kur shtetasja Merushe Sadushi, 50-vjeç ka tentuar vetëvrasjen, duke u hedhur nga ballkoni.

”50-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, brenda në qytetin e Prrenjasit dhe ka përfunduar përtokë me dëmtime të shumta”- thanë burimet policore.

Sipas tyre, gruaja fillimisht është transportuar në spitalin e Librazhdit, por si pasojë e gjendjes së rëndë është nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve nga spotali, mësohet se gruaja edhe pas marrjes së ndihmës së parë, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën.

Ndërkaq, policia pas hetimeve paraprake për ngjarjen bën me dije se shkak i tentativës së vetëvrasjes ka qenë një çast depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›