E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrat shëndetësore, rriten pagat për 9 mijë punonjës

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka deklaruar sot rritjen e pagave të mjekëve dhe stafit mbështetës në Qendrat Shëndetësore.

Duke u bazuar ne vendimin e qeverise për rritjen e pagave të stafit mjekësor deri në masen 15%,Këshilli Administrativ i ISKSH-së miratoi rritjen e pagave sipas kategorive në shërbimin shëndetësor parësor.

“Kjo rritje pagash mbulohet nga buxheti i ISKSH dhe hyn ne fuqi nga 1 korriku 2008. Nga ky vendim perfitojne afro 9 mije punonjes”- thanë sot burimet zyrtare të ISKSH-së.

Shërbimi shëndetësor parësor që nga 1 janari 2007 është përfshirë tërësisht në skemën e sigurimeve shëndetësore. Synimi kryesor i ISKSH-së, i cili në thelb është dhe synimi i reformës së nisur në shërbimin shëndetësor parësor, është lidhja e rritjes së stimulit financiar, me punën e stafit mjekësor në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

Përpos kësaj rritje pagash, do të vijojë filozofia e reformës së ndërmarrë, sipas të cilës stimulohen mjekët në bazë të punës dhe shërbimit që kryejnë ndaj pacientëve përmes përfitimit të performancës dhe bonusit në rastet kur i arrijnë treguesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›