Rektori: Ndjesë për Ismail Qemalin
Vlorë- Pas debatit të madh, krijuar së fundi për propozimin e rektorit për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, ka reaguar rektori Shaska, përmes një letre publikuar edhe në sitin zyrtar të universitetit.
Duke pranuar autorësinë e propozimit të bërë për senatin, ai ka sqaruar se synimet e tij nuk kanë pasur të bëjnë aspak me denigrimin e figurës së njohur të patriotit të madh shqiptar, por kanë qenë arsye akademike.
“Dua t'ju kerkoj te falur bashkeqytetareve te mi dhe gjithe atyre shqiptareve qe jane ofenduar nga ky propozim. Ismail Qemali eshte nje nga figurat me te ndritura te kombit tone dhe idhulli im per patriotizmin dhe kontributin e tij per Vloren dhe gjithe Shqiperine. Une ju garantoj se ne asnje rast, as une dhe asnje anetar i senatit nuk ka pasur si synim te cenoje figuren e Ismail Qemalit”- thuhet në letrën e rektorit.
Më tej ai vijon me një ndjesë edhe familjes së Ismail Qemalit për çdo dhimbje e shqetesim qe mund te kete shkaktuar ky propozim”- thotë ai.
Rektori ka deklaruar se pikërosht ndjenja e patriotizmit e ka shtyrë të lërë Amerikën e të vijë në Vlorë për të qenë pjesë e zhvillimit të universitetit, detyrë që premton ta vazhdojë deri në fund.
Sipas tij, i ka shkuar ndër mend të japë dorëheqjen gjatë këtyre ditëve, por nuk do ta marrë një vendim të tillë e do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës.
Senati i universitetit miratoi heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga universiteti për ta lënë thjesht si Universiteti i Vlorës, gjë që u pasu me kundërshtime të ashpra nga opinioni publik dhe zyrtarët, deri edhe ministri aktual i Arsimit, Beja.