Hidhet nga kati i nëntë, shpeton me disa fraktura

Shpeton dhe pse hidhet nga kati i nëntë i një ndërtese . Kjo ngjarje tejet e veçante ka ndodhur në një ndërtesë në New Jork, ndërsa një person ka rënë në një kosh me mbeturina. Ky konfirmim vjen nga mediat amerikane.
26-vjeçari Vangelis Kapatos u përpoq t`i jepte fund jetës, por rënia prej 30 metrash i shkaktoi vetëm disa fraktura që nuk e vënë jetën e tij në rrezik, informuan mjeket e spitalit të qytetit.
Problemet me grumbullimin e plehrave, për shkak të stuhive të dëborës kanë qenë të shumta dhe kanë ngjallur pakënaqësi të madhe midis njujorkezëve.
”Të gjithë po ankohen për faktin që qyteti është bërë i pistë, por unë jam shumë e lumtur që koshat janë plot”, deklaroi tezja e Kapatos-it.