Taksa e Xhepit burg pa afat per tre te arrestuarit
Gjykata e Tiranes ka lene ne burg zyrtarin e Ministrise se Financave i arrestuar nga policia gjate operacionit te koduar taksa e xhepit se bashku me dy bashkepunetoret e tij gjate tentatives per te privatizuar nje objekt kundrejt ryshfetit. Kliton Rusi Misir Haxhiu dhe Dashnor Sinanaj do te qendrojne ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Prokuroria e Tiranes thote se tre zyrtaret akuzohen per shperdorim detyre dhe korrupsion pasi po tentonin te privatizimin nje objekt ne qytetin e Lushnjes. Ata do te perfitonin nga ky privatizim nje ryshfet prej rreth 50 mije euro thane burimet nga akuza kryeqytetase. Pas parashtrimit te objektit te akuzes mbrojtja kerkoi ne gjykate nje mase me te bute duke pare rrezikshmerine e ulet shoqerore te te arrestuarve. Megjithate trupi gjykues pranoi kerkesen e organit te prokurorise duke i lene ne burg te tre te pandehurit. Pas me shume se dy muajsh u arrit ne perfundimin se drejtori i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave Kliton Rusi dyshohet te kete abuzuar me detyren gjate privatizimit te nje objekti publik nje ish-ndermarrje shteterore ne qytetin e Lushnjes duke shkelur madje edhe procedurat ligjore. Prokuroria e akuzon Rusin per korrupsion pasiv nderkohe qe dy te arrestuarit e tjere Misir Haxhiu drejtor i Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje dhe Dashnor Sinanaj administrator i firmes Zdrava kane bashkepunuar me njeri-tjetrin per te ndikuar te zyrtari i Ministrise se Financave per ti kaluar procedurat e privatizimit te objektit publik ne kundershtim me ligjin. Policia tha pas arrestimit se keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane kerkuar dhe i kane marre nje qytetari shumen prej 1 milion lekesh ne kembim te shitjes se nje prone publike. Ne momentin e arrestimit shtetasit Kliton Rusi iu gjet dhe sekuestrua edhe shuma e mesiperme e parave.