E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, "te iki qeveria"

Alket Aliu
Ne segmentin e autostrades, qe kalon bri qytetit te Vores, njerezit e deshperuar, dje kishin ngritur krye mbi shtetin. Teksa fotografoja dhe mblidhja deshmite e banoreve, ne kujtese me vertiteshin sekuencat e ngjarjeve te marsit te vitit 1997. Jemi serish ne mars, 11 vjet me vone dhe serish ne "shenjester" te njerezve, eshte i njejti person. "Berisha Go", bertiste ne kor turma e irrituar. Rruga e bllokuar qe prej ores 14:00 hapej vetem per ndonje automjet, qe transportonte te semure. Dhjetera uniforma blu ishin hequr menjane dhe me shume mundoheshin te qetesonin shoferet e zemeruar, sesa protestuesit. Nje gome makine e djegur ne mes te rruges, nxjerr nje ere te rende dhe tym te zi.
"REBELIMI"
"Vraponi se po na vjedhin", bertiste nje civil i futur mes nje duzine policesh, te cilet i komandonte duke i detyruar te vraponin drejt fushave. Diku me tutje, prapa kangjellave te nje lokali, keshilltari i Presidentit per Sigurine Kombetare, Ilir Kulla, ndiqte zhvillimet dhe here-here ngrinte telefonin per te folur me dike. Nje autobus i linjes Tirane-Durres tentoi te cante mes turmes. Policia bllokoi mjetin dhe i dha urdher shoferit te fikte motorin. "Nuk kam c'te te bej, merru leje atyre qe te kalosh", tha polici duke fshire djersen nga fytyra. Fatorino doli dhe filloi te negocionte me turmen. "Me mbani mua, por lini te kalojne pasagjeret se jane me se shumti gra e femije". Disa minuta me vone ne te njejtin drejtim mberriti nje fuoristrade e bardhe me targa diplomatike dhe me nje flamur me fushe te kuqe e kryq te bardhe. "Jane te qeverise", bertiti dikush dhe turma tentoi te permbyste automjetin. Me kot njeri prej policeve u thoshte se brenda ndodhej ambasadori zviceran. Ndersa nje mjekrosh zbriti dhe filloi te fotografonte, shoferi ecte prapa me kujdes derisa u largua.
PROTESTUESIT
Turma ishte mbledhur ne menyre spontane dhe dukshem, ishte e paorganizuar. Lajmi per doreheqjen e ministrit te Mbrojtjes nuk beri asnje efekt. Njezeri, turma po kerkonte doreheqjen e gjithe qeverise. Diku me tutje, nje i moshuar bente thirrje dhe me ekstreme, "te rrembenin guret e te sulmonin automjetet" e zena ne "gracke". E quajne Rexhep Gerdeci. "Na kane vdekur njerezit, thote me nje pamje ne fytyre qe me kujtonte njerezit qe tregonin xhepat e zbrazur 11 vjet me pare. Sot varrosa nje nip, vijon ai, ndersa 32 vete nga fisi im jane neper spitale. Qeveria te largohet e gjitha, se jane pasuruar me gjakun tone". Ai ngre doren dhe tregon depozitat e gazit ne fshatin Margjinet. "E mendoni se cfare mund te ndodhe nese shperthejne? Jane mijera litra gaz i lengshem qe na i ka bere "dhurate" qeveria, fare prane shtepive tona, sic na dhuroi "Gerdecin". Rreth ores 18:00, rruga hapet. Automjetet shkulen nga vendi, ndersa shoferet i japin gaz, si te duan te largohen sa me pare prej atij vendi, ndersa prapa lene tym te zi dhe ere djegesire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›