Napoli kërkon me ngulm Xhemailin, tratativa intensive me Torinon
Mbetet e nxehtë, madje shumë e
nxehtë, pista që çon Napolin drejt
mesfushorit shqiptar nga Maqedonia,
Blerim Xhemaili. Dy drejtorët sportivë
të skuadrave, Marino i asaj napoletane
dhe Foshi i asaj torineze, kanë qenë të detyruar
të kalojnë një ditë të tërë së bashku
për hir të tratativave intensive në lidhje me
këtë lëvizje të mundshme në merkato. Pas
shitjes së Blasit te Palermo dhe dhënies
në formë huazimi të Nikolas Amodio e
Erminio Rull, Napoli duket se i ka gjetur
paratë e mjaftueshme për të arritur blerjen
e mesfushorit të Torinos. Drejtori sportiv
i klubit torinez, Rono Foshi, ka theksuar
"se për kalimin e Xhemailit te Napoli po
zhvillohen bisedime të njëpasnjëshme,
por mund të them se bëhet fjalë për një
operacion shumë të vështirë. Mes Palermos,
Fiorentinës dhe Napolit, tri ekipeve
që e kërkojnë mesfushorin tonë, duhet të
theksoj se asnjëri nuk është në avantazh.
Për ta marrë atë, duhet të plotësohen të
gjitha kushtet tona financiare".