As dhimbjet nuk e ndalin dot, Cana sot në fushë ndaj Stoke
As dhimbjet nuk e ndalin dot Lorik
Canën. Mesfushori shqiptar është
i lumtur që po arrin të ndihmojë
skuadrën e tij, Sandërlendin, edhe pse i
detyruar të luajë me dhimbje në dorën e
tij, e cila ka pësuar një frakturë. Kosovari
i Kombëtares sonë kuqezi, i cili u dëmtua
në ndeshjen ndaj Boltonit, është shprehur
i gatshëm që të startojë ndeshjen e
kësaj fundjave në Premier Ligë përballë
Stoke Sitit, si titullar, edhe pse ndien ende
dhimbje në dorë. "Nuk do të ndaloj së
luajturi", u shpreh dje Loriku, i cili është
një nga lojtarët më të përfolur për lojën
e tij të mirë në Angli në tri javët e para të
Premier Ligës. "Bëhet fjalë për një dëmtim
në dorë dhe kaq. Nuk është një dëmtim
në këmbë, pasi nëse do të ishte diçka e
tillë, atëherë do të më duhej të ndalesha.
Dhimbja harrohet menjëherë sa zbres në
fushën e lojës". Praninë e Canës në 11-shen
titullare kundër Stoke Sitit e ka konfirmuar
edhe trajneri Stiv Brus. "Është në formë të
mirë", tha ai.