E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi: “Nuk na lejuan të luanim normalisht”



Portieri i Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, ishte një ndër më të mirët në fushë në barazimin 1-1 kundër Azerbajxhanit, duke dëshmuar se është një zëvendësues i denjë i Arian Beqajt, por dhe duke dhënë një sinjal të qartë se “katërkëndëshi” kuqezi e ka vazhdimësinë e sigurt, ashtu sikundër ka treguar deri tani Beqaj, kur mori në “dorëzim” portën pas varjes së dorezave në gozhdë nga ana e legjendës Foto Strakosha. Hidi pati jo pak punë në “Tofik Barhamov” të Bakut, dhe në shumë raste evitoi gola të sigurt. Edhe Hidi, si gjithë lojtarët e tjerë të përfaqësueses, mbeti i pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit gjeorgjian, Lasha Silagava. “Lojtarët tanë nuk mundën të luanin normalisht. Çdo kontakt konsiderohej faull. Në luajtëm në pjesën e dytë me dhjetë lojtarë dhe barazimi ishte drejtë. Ishte një ndeshje miqësore, por atmosfera ishte krejt ndryshe. Nëse Azerbajxhani dëshironte ta fitonte takimin, nuk ishte ajo mënyra e duhur”, - është shprehur Hidi për azerisport.com.

Besart Berisha: “Gjyqtari ‘vrau’ ndeshjen”

Besart Berisha, sulmuesi i vetëm i Kombëtares shqiptare, në barazimin 1-1 kundër Azerbajxhanit, ishte edhe autori i dhënies të asistit të golit të Shqipërisë të shënuar nga Ervin Skela. Sulmuesi kosovar dha mendimin e tij në lidhje me ndeshjen e katërt miqësore kundër azerëve. “E vetmja gjë negative gjatë gjithë ndeshjes ishte gjyqtari. Arbitri bëri gjithçka për të vrarë ndeshjen. Në pjesën e dytë korrigjoi diçka. Përfaqësuesja e Azerbajxhanit më la një përshtypje të mirë”, - u shpreh pas ndeshjes Besart Berisha, autori i dy golave ndërkombëtarë me fanellën kuqezezë, atij kundër Anglisë B dhe Maltës.

21 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›