Hug Xhekmen, mashkulli më seksi në botë
Aktori ka diçka më tepër se të tjerët. Në këtë mënyrë ka spostuar bindshëm Bred Pitin, Xhorxh Klunin dhe Met Demonin. Është 40 vjeç, i gjatë një metër e 88 centimetra, është besnik, i martuar prej 12 vjetësh me të njëjtën grua (Debora Li Furnes) dhe është konsideruar nga revista “People” si mashkulli më seksi në botë. Për kë po flasim? Për Hug Xhekmen, partnerin e Nikol Kidmanit në filmin “Australia”. Aktori në këtë mënyrë i është shtuar listës së personaliteteve më të famshme të botës së kinemasë, por sipas revistës “People” ai ka diçka që e dallon nga të tjerët: “Bred Pit është padyshim seksi, Kluni ka një inteligjencë të rafinuar, Met Demon është djali seksi i derës ngjitur, por Hug është ai që dominon si me fizikun, ashtu edhe me veçoritë e karakterit.
Kurnikova nxjerr Enriko Iglesias nga shtëpia
Kёngёtari i mirënjohur Enriko Iglesias ёshtё nxjerrë nga shtëpia e tij në Florida nga e dashura Ana Kurnikova, pas njё debati rreth qenve tё tij. Krijuesi i hitit “Hero”, i cili është i lidhur me tenisten ruse prej gjashtё muajsh, është shprehur se është nxjerrë nga shtëpia nё tё cilёn ata jetojnë sё bashku nё Majemi. Por ylli spanjoll thotë se ata janë sёrish sё bashku dhe se ai do tё rikthehet sё shpejti nё shtёpi sapo Kurnikova tё qetësohet. “Ne kemi jetuar sё bashku pёr gjashtё muaj, por ajo mё nxorri jashtë. Patëm njё zёnkё. Nuk arritëm tё pajtoheshim dhe ajo nuk mё lejoi tё kthehesha brenda. Ishte njё zёnkё e pakuptimtё, diçka rreth qenve të mi. Do tё kthehem përsëri kur ajo tё mё lejojё”, - ka thёnё Iglesias.
21 Nentor 2008