E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suri Kruiz, vogëlushja që zë vendin e parë te “Forbes”



Të vegjël, por të rëndësishëm ashtu si prindërit e tyre. “Forbes” ka mundur të klasifikojë fëmijët më të njohur dhe të dashur në Hollivud. Vendin e parë të listës e zë vogëlushja Suri Kruiz. Ka fituar pothuajse pa rivalë të tjerë medaljen e artë falë babait Tom dhe nënës Kejti Holms. Vendin e dytë, të tretë dhe të katërt e kanë rrëmbyer Shiloh, Zahara dhe Paks, fëmijët e çiftit të njohur Anxhelina Zholi dhe Bred Pit. Vendi i pestë është fituar nga Sem Uds, vajza e kampionit të golfit Tajgër Uds. Çmimi i gjashtë ka shkuar për Kruz Bekam, por mendohet se Viktoria dhe Dejvid nuk do të mbeten të kënaqur. Klasifikimi vazhdon më pas me Matilda Ledgerin në vendin e shtatë dhe në vendin e tetë është renditur Dejvid Banda, djali i adoptuar i Madonës dhe Gaj Riçit. Vendi i nëntë i është dhënë të voglit Shon Preston, vogëlushi i Britni Spirs dhe Kevin Federlain. Ndërsa vendi i dhjetë i është dhënë Sem Shin, vogëlushes së Denis Riçands dhe Çarli Shin. Suri Kruiz, e para e këtij klasifikimi, është ajo që premton një të ardhme madhështore, të paktën kështu shpresohet pasi manitë e prindërve mund të dëmtojnë fëmijët pa dashje.

Puthja me dhimbje e Balduin

Aleks Balduin ka thënë se puthja e tij me aktoren Xhenifer Aniston në serialin televiziv “30 Rock” ishte e dhimbshme.
Xhek Donaghi, personazhi të cilin e interpreton aktori 50-vjeçar, është dashur të puthet me karakterin e Aniston, Kler Harper, ndërsa Balduin ka pranuar se ‘procesi’ i puthjes nuk ishte aq i kënaqshëm sa e kishte menduar ai. “Ishte e dhimbshme. Më ka bërë të mendoj për secilin mashkull që është dashur të puthet me të nëpër seriale dhe filma. Nuk e di si të puthesh me të”, - është tallur Balduin.

21 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›