Igli Allmuça: “Pas Kupës dhe Supekupës me Partizanin, kampion me Tiranën”

Albania-Sport (AS)- 26-vjecari Igli Allmuca është një nga lojtarët që respektohet shumë te Tirana, madje thjeshtësia dhe shpejtësia me të cilin ish-lojtari i Partizanit, fitoi zëmrat e "Tirona fanatics" është për t'u admiruar. I thjeshtë në komunikim, për më tepër i vetëdijshëm për punën që duhet të bëjë ai është një nga ata që kurrë nuk ka patur probleme si me ish-trajnerët e tij te Partizani (Bajko, Mema, Shulku, Starova), por dhe te Tirana (Josa e Muca). Allmuca ishte ndër te vetmit që zhvilloi gjashtë ndeshje ndërkomëtare vitin e kaluar: 2 me Partizanin në Kupën Interoto kundër qiprioteve të Ethinikos Achnas dhe kater me Tiranën në Kupën UEFA (NK Rijeka, Kroaci dhe Kajserisport, Turqi). Albania-sport.com zhvilloi një intervistë të shkurtër me Allmucën (156 ndeshje, 13 gola).
-Nga një titullar i padiskutueshëm i Partizanit te nje titullar po me këto vlera te ekipi juaj aktual Tirana?
- Kam besuar në thënien se me punë arrihet gjithka dhe unë kam punuar fort për të arritur në nivelin ku jam. Shpresoj se kam arritur dicka, por mendoj se për të kaluar në një stad tjetër duhet shumë punë.
- Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë (2002) dhe Superkupës (2002)me Partizanin, tashmë mund të prekni edhe trofeun e kampionit?
- Pas gjashtë sezonesh te Partizani do të ishte shumë bukur të fitoja edhe një titull kampion. Tirana ka objektiva të qarta për titullin dhe fakti që ne kryesojme kampionatin flet se jemi në rrugë të mbarë. Personalisht do të ishte dicka shumë e bukur fitimi i titullit kampion.
- Keni qenë kontigjent i ekipeve kombëtare deri te Shpresat, a beson Allmuca se një ditë do të thirret dhe nga trajneri i Kombëtares A?
- Shpresoj. Por, duhet një punë e madhe. Unë mendoj se nëse një lojtar i kampionatit shqiptar nuk do të luajë jashtë shtetit i ka më të pakta shanset për t'u thirur me përfaqësuesen. Tani për tani unë i përkas Tiranës, të cilën unë e konsideroj edhe si një gjysmëkombëtare, kur shikoj se janë jo pak lojtarë që luajnë për të.
Intervistoi: D.F.