E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi dhe Rustemi, te lire ne merkato

Aranit Muraci

Isli Hidi dhe Blerim Rustemi nuk jane me pjese e ekipit te tyre, tek Alki i Qipros. Dy lojtaret e kombetares shqiptare jane divorcuar me ekipin qipriot, per shkak se klubi nuk ka treguar korrektesine e duhur, ne pagesen e kesteve te kontrates, cka solli edhe revolten e tyre. Isli Hidi dhe Blerim Rustemi kane pritur gjate dhe jane ankuar me tej, duke depozituar nje kerkese zyrtare prane Federates Qipriote te Futbollit. Madje lojtaret, nepermjet avokateve perfaqesues te tyre, kane paditur klubin ne baze te rregullores, per mospagimin tre mujor nga ana e drejtuesve te skuadres se Alkit. Ekipi ku jane aktivizuar dy shqiptare duhet te paguaj afersisht 40 mije euro, perpara se te transferohen lojtaret ne nje ekip tjeter. Hidi dhe Rustemi nuk sterviten me ekipin e tyre, duke u larguar per kete arsye. Isli Hidi, 28 vjec, ish-portieri i Tiranes, eshte larguar dy sezone me pare drejt Ukraines, ku luajti me ekipin e Krivbas. Ne fund te sezonit, ne te njejtin ekip luajne edhe Evin Bulku me Dorian Bylykbashin. Por portieri i ka prishur marredheniet me drejtuesit ukrainas dhe ne fillim te ketij sezoni nenshkroi nje kontrate me Alkin e Qipros. Aktualisht Hidi eshte pjese e merkatos se dimrit dhe ne rast se nuk do te jete pjese e ndonje ekip te huaj, pritet te rikthehet ne Shqiperi, per t'iu bashkuar bardhebluve, tek te cilet drejtuesit shprehen se dyert i ka te hapura, si te gjithe lojtaret e tjere qe kane qene pjese e ketij ekipi. Edhe Blerim Rustemi eshte pjese e kombetares shqiptare. Ai ka zhvilluar dy ndeshje si titullar me kuqezinjte, por pas perfundimit te pjeses se pare te ketij sezoni, emri i 25-vjecarit eshte rikthyer ne merkaton e dimrit. Me pare Rustemi ka luajtur edhe me ekipe te njohura si tek, Borusia Mynshengladbah ne Gjermani dhe Horsens, ne Danimarke. Kosovari pas largimit nga Alki, pritet te zgjedhe nje tjeter ekip, gjate diteve te mbetur te merkatos se dimrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›