E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet ne SHBA, sa shume presin nga Obama

Nga Carolyn Weaver

Demografet thone se nga viti 2042 me shume se gjysma e amerikaneve do te jene me prejardhje me ngjyre, kryesisht latino-aziatike apo afrikane. Inaugurimi i Barak Obames, djali i nje babai kenian dhe i nje nene te bardhe amerikane, do te jete shenja me dramatike per rritjen kulturore dhe diversitetin etnik te vendit. Askund nuk eshte ky fakt me i dukshem sesa ne Nju Jork, nje qytet emigrantesh. Ne do t'iu njohim tani me nje shkolle ne lagjen Kuins dhe me shpresat e reja, qe zgjedhja e z. Obama ka sjelle per nxenesit e saj.

Klasa e Xhuli Men ne shkollen e mesme "Newcomers" po luan skena nga autobiografia e nje djali, rritur nen aparteidin e Afrikes se Jugut. Kjo shkolle publike ne Kuins te Nju Jorkut, eshte njera nga 12 te tilla, te ngritura per emigrantet e rinj. Nxenesit ketu jane nga Kina, Nepali, Bangladeshi, Kolumbia, Jemeni, Egjipti, Haiti dhe vende te tjera. Shume prej tyre jane te gezuar per fitoren e zotit Obama, si dhe per domethenien e kesaj ngjarjeje ne jeten e tyre.

"Nuk do te thosha me te cuditshmet, por nder zgjedhjet me historike ne Amerike," thote nje djale me origjine nga Bangladeshi.

"Nese nje afrikano-amerikan behet president, kjo ndryshon historine," thote nje djale emigrant nga Kina.

"Si njeri me ngjyre mund te kem me shume shanse per te qene nje njeri i rendesishem ne Shtetet e Bashkuara," thote ky djale me origjine nga Haiti.

Pak ndertesa larg nga Kunsi, Norah Chaves me origjine kolumbiane punon me organizaten Make the Road, nje grup qe ndihmon emigrantet latino-amerikane.

Ajo ka dy femije dhe thote se kjo eshte arsyeja qe zgjedhja e zotit Obama ishte kaq e rendesishme per te.

"Vendosa te qendroj ne Shtetet e Bashkuara pasi ai fitoi. Kisha rezerva per cfare mund te ndodhte. Femijet e mi kane lindur ketu, jane qytetare amerikane por jane edhe latine."

Tani, thote Chaves, ajo ndjehet shume ndryshe.

"Emigrantet kane nje shans per te ndertuar vertet Ameriken dhe per te ndertuar nje jete me te mire ne kete vend."

"Me thene te drejten ne jemi vend emigrantesh. Pra nuk jemi indiane, keshtu qe te gjithe jane ketu emigrante".

Ne Bruklin, Mohammad Razvi drejton nje organizate qe u sherben emigranteve, nga Azia Jugore. Lindur ne Pakistan, ai po rrit femijet e tij ketu ne Shtetet e Bashkuara.

"Kam pese femije dhe ua kam shpjeguar, shikoni cfare ndryshimi i madh. Tani Amerika eshte ajo qe duhet te ishte. Eshte nje ndjenje e shkelqyer kur mendon se nje dite edhe ata mund te zgjidhen president."

Vetem disa nga nxenesit ne shkollen "Newcomers" nuk jane ende qytetare amerikane, por ata thone se zgjedhja e Obames, ka te njejtin kuptim per ta.

"Ai po i heq parate nga lufta dhe po i ve ne arsim," thote nje vajze me origjine kineze.

"Keto zgjedhje ishin per te gjithe, jo vetem per te bardhet apo afrikano-amerikanet por edhe per emigrantet."

"Kur Obama thote, nuk jemi shtet i kuq apo blu, por jemi Shtetet e Bashkuara, me ben te ndjehem shume e inkurajuar. Dhe mendoj se ai eshte ne gjendje te na bashkoje te gjitheve".

Si President, Barak Obama do te jete i pari per shume gjera: I pari president dy racor, i pari nga nje prind i huaj, jashte ishujve britanike apo Kanadaja dhe i pari me prejardhje afrikane dhe myslimane. Dhe per shume emigrante, ai do te jete gjithashtu i pari President amerikane me nje histori ndryshe nga historia e tyre.

VOA


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›