E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfidat e politikes se jashtme per qeverine e Obames

Nga Christina Bergmann

Lufte ne Irak dhe Afganistan, tensione mes Pakistanit dhe Indise, luftime mes Izraelit dhe Hamasit, konflikt atomik me Iranin - lista e detyrave te politikes se jashtme, per Barak Obamen eshte e gjate.

Duket e pamundur qe te gjitha problemet te trajtohen njeheresh, per shkak te krizes financiare globale dhe problemeve te renda ne SHBA. Por grupi i punes per politiken e jashtme, ka kohe qe ka filluar nga puna. Ministrja e Jashtme e emeruar, Hillary Clinton, beri te qarte ne seancen para senatit amerikan, se ne drejtim te politikes se jashtme, do te fillojne kohe te reja. "Amerika nuk mund t'i zgjidhe e vetme problemet urgjente te botes, dhe bota nuk mund t'i zgjidhe ato pa Ameriken".

"Ne vend te veprimeve unilaterale, ne Uashington ka ardhur koha per te ashtuquajturin "smart power", pushtetin e mencur". Keshtu deklaron Ministrja e Jashtme e emeruar, Hillary Clinton. "Ne duhet te ndjekim nje politike te mencur, nje politike inteligjente pushteti dhe te perdorim te gjitha mjetet qe kemi ne dispozicion: diplomatike, ekonomike ushtarake, politike, juridike dhe kulturore. Per cdo situate duhet te kemi mjetin e duhur ose kombinimin e mjeteve te duhura."

Edhe Alen Keiswetter, nga Instituti per Lindjen e Mesme ne Uashington pret qe Barack Obama, ne fjalimin e tij me rastin e marrjes se postit, te beje te qarte se SHBA-ja ne politiken e tyre te jashtme do te perdorin si tonet e uleta, ashtu edhe kercenimet. Ne konfliktin e Lindjes se Mesme, se pari duhet stabilizuar gjendja ne Rripin e Gazes, pra perfundimi i luftimeve dhe furnizimi me artikuj ushqimore dhe mallra ushqimore. I mundur eshte gjithashtu edhe stacionimi i nje trupe nderkombetare. Keiswetter: "Si hap i dyte duhet te jete rifillimi i bisedimeve te paqes mes palestinezeve dhe izraeliteve. Sepse per te dyja palet eshte e domosdoshme te mos humbasin shpresat per paqen."

Por lufta mes izraeliteve dhe palestinezeve eshte vetem nje nga problemet ne teresine e konflikteve ne rajon, probleme qe fillojne qe nga Iraku dhe shkojne deri ne Indi. Obama te dielen e kaluar ne televizionin ABC u shpreh: "Mendoj se Irani eshte nje nga sfidat me te medha per ne. Sic kam bere te ditur qe gjate fushates elektorale, Irani nuk eksporton vetem terrorizem me ndihmen e Hamasit dhe Hisbollahut, por ka edhe qellime atomike. Duhet ta ndryshojme strategjine tone - dialogu eshte nje fillim i mire."

Vanda Felbab-Brown, nga Brookings-Institute ne Uashington, nje nga institutet me te njohura politike amerikane, e mbeshtet kete strategji. Studiuesja e shkencave politike sqaron se, lufta ne Irak qe dominonte per nje kohe te gjate opinionin, nuk eshte me ne qender te vemendjes. Gjendja e sigurise ne Irak ka shenuar permiresime dhe dhuna eshte ulur. Gjithashtu marreveshja ushtarake parashikon terheqjen e trupave amerikane, deri ne vitin 2011. Felbab-Brown: "E rendesishme eshte, qe qeveria amerikane te mbetet aktive ne nivelin politik, te ruaje trysnine ndaj qeverise shiite dhe grupeve sunite dhe kurde per arritjen e nje ujdie politike. Qeveria e Bushit nuk u morr aq shume me kete teme".

Barack Obama, ka deklaruar se do te perqendrohet tek lufta ne Afganistan. Por, krahas ketyre konflikteve te pazgjidhura, Barack Obama trashegon ne politiken e jashtme nje marredhenie te tensionuar me Kinen, Korene e Veriut dhe Rusine. Presidenti amerikan nuk mund t'ia lejoje vetes luksin te perqendrohet vetem ne nje vater konflikti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›