"Amerika serish do te prije"

Fjalimi i plote i presidentit te pare me ngjyre ne SHBA, Barak Obama, dje ne ceremonine solemne
Amerika do te marre perseri rolin e saj udheheqes ne bote. Kjo eshte deklarata e Presidentit te ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, pas betimit si president i 44-t. Menjehere pas betimit, Obama ka mbajtur fjalimin e tij te pare si President i SHBA, perpara amerikaneve dhe gjithe botes, fjalim i cili eshte fokusuar te problemet ekonomike te vendit. "Te dashur bashkeqytetare, gjendem ketu sot me angazhimin per kryerjen e detyres qe me takon. Falenderoj presidentin Bush per sherbimin e tij ndaj kombit. 43 amerikane jane betuar ketu perpara meje", u shpreh Obama ne hapje te fjalimit te tij. "Ne keto momente, Amerika ka ecur jo thjesht per shkak te aftesive dhe vizionit te atyre ne poste te larta, por sepse Ne Populli kemi mbetur besnike idealeve te paraardhesve, dhe besnike ndaj dokumenteve themeluese", tha Obama, duke shtuar se, keshtu ka qene dhe keshtu duhet te jete me kete brez te amerikaneve.
SFIDAT
"Qe tani ne jemi ne mes te nje krize kjo kuptohet mire. Kombi yne eshte ne lufte, kunder nje rrjeti te gjere dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jone eshte dobesuar keq, pasoje e makuterise dhe papergjegjesise nga disa, por edhe nga deshtimi yne kolektiv per te marre vendime te veshtira dhe per ta pergatitur kombin per nje epoke te re", foli per krizen ekonomike presidenti i ri i Amerikes. Duke iu drejtuar miliona qytetareve te pranishem ai theksoi se sfidat qe jane perballe jane reale, serioze dhe jane te shumta. "Ato nuk do te kapercehen me lehtesi apo ne nje kohe te shkurter. Por kete duhet ta dish Amerike, ato do te kapercehen", shprehur besimin presidenti i 44-et i SHBA. Per te, amerikanet u mblodhen dje sepse zgjodhen shpresen mbi friken, qellimin e perbashket mbi konfliktin dhe mosmarreveshjet. "Ne riafirmimin e madheshtise se kombit tone, ne kuptojme se madheshtia nuk eshte kurre e garantuar. Ajo duhet fituar", nenvizoi Obama.
RRUGA
Presidenti i SHBA-se, ne fjalimin e tij te pare deklaroi se udhetimi i SHBA-se s'ka qene kurre me kthesa te shkurtra apo duke pranuar me pak. "Nuk ka qene udha per te dobetit, per ata qe preferojne pushimin para punes, apo kerkojne vetem kenaqesite e pasurise dhe fames. Ne fakt, ajo ka qene ata qe kane marre rreziqe, veprimtaret, prodhuesit e sendeve, disa te njohur por me shpesh burra dhe gra te panjohur ne punen e tyre, te cilet na kane ngjitur ne rrugen e gjate, dhe te veshtire drejt prosperitetit dhe lirise", vleresoi Obama. Sipas tij, here pas here keto gra e burra luftuan dhe sakrifikuan dhe punuan deri sa duart iu gjakosen qe ne te mund te jetojme nje jete me te mire. "Ata e pane Ameriken si me te madhe se sa nje shume ambiciesh individuale, me te madhe se sa te gjitha dallimet e lindjes apo e pasurise apo e fraksionit", shtoi Presidenti amerikan, duke potencuar se, "ky eshte udhetimi qe ne vazhdojme sot".
EKONOMIA
Sipas Obames, gjendja e ekonomise kerkon veprim te guximshem dhe te shpejte, jo vetem per te krijuar vende te reja pune, por per te shtruar nje themel te ri per rritje. "Ne do te ndertojme rruge dhe ura, sisteme te bartjes se energjise dhe linja dixhitale qe ushqejne tregtine tone dhe na lidhin bashke. Ne do t'ia kthejme vendin e merituar shkences, dhe do te shfrytezojme mrekullite e teknologjise per te ngritur cilesine e kujdesit shendetesore dhe per te ulur koston e tij", premtoi Presidenti i 44-te amerikan qytetareve te SHBA-se. Sipas tij, ka disa qe vene ne dyshim permasat e ambicieve tona, qe sugjerojne se sistemi i SHBA nuk mund te toleroje shume plane te medha. "Kujtesa e tyre eshte e shkurter. Sepse kane harruar se cfare ka bere tashme ky vend, cfare mund te arrijne burrat dhe grate e lira kur imagjinates i bashkohen qellimi i perbashket dhe kurajoz, i bashkohet nevoja", tha ai.
BOTA
Presidenti i 44-t amerikan porositi boten se Amerika eshte mik i cdo kombi dhe cdo burri, gruaje, dhe femije qe kerkon nje te ardhme me paqe dhe dinjitet, dhe se jemi te gatshem perseri te prijme. "Ne do te fillojme me pergjegjesi t'ia leme Irakun popullit te vet, dhe te forcojme paqen e fituar me mund ne Afganistan. Me miq te vjeter dhe armiq te dikurshem, do te punojme pa u lodhur per te zvogeluar kercenimin berthamor, dhe do te kthejme mbrapsht spektrin e ngrohjes se planetit", theksoi ai. Presidenti amerikan eshte zotuar qe te ndihmoje popujt e varfer dhe per te ndertuar nje jete me te mire per ta. Sipas tij, popujt qe kane mireqenie nuk mund te lejojne me qe te jene indiferente ndaj atyre qe vuajne "jashte kufijve", dhe shtoi se nuk mund te vazhdohet me konsumimin e resurseve boterore duke anashkaluar ndikimet. "Bota ka ndryshuar dhe ne duhet te ndryshojme se bashku me te", tha presidenti Obama. Ne fjalimin e tij, perpara qindra mijera amerikaneve, presidenti i ri ka nderuar te gjithe ushtaret amerikane qe sherbejne jashte SHBA-se, duke i cilesuar ata si "mbrojtes te lirise". Ai tha se kombi mbeshtetet ne besimin dhe perkushtimin e qytetareve amerikane dhe nenvizoi momentet e veshtira neper te cilat po kalon vendi.
CMIMI I QYTETARISE
"Sfidat tona do te jene te reja. Por edhe instrumentet me te cilat do t'i perballojme ato do te jene te reja. Por ato vlera nga te cilat varet suksesi yne, shume pune dhe sinqeritet, kuraje dhe drejtesia, toleranca dhe kurioziteti, besnikeria dhe patriotizmi- keto gjera jane te vjetra. Por keto jane te verteta", tha presidenti Obama. Sipas shefit te ri te Shtepise se Bardhe, kane qene nje force e qete e perparimit ne gjithe historine e tyre dhe ajo qe kerkohet eshte rikthimi i ketyre te vertetave. "Ajo qe kerkohet nga ne eshte nje epoke e re e pergjegjesise, pranim nga te gjithe amerikanet, se kemi detyra perpara nesh, para kombit dhe botes", theksoi ai. Per te, ky eshte cmimi dhe premtimi i qytetarise, duke theksuar se, "Ky eshte burimi i besimit tone, njohuria se Zoti na therret t'i japim forme nje fati te pasigurt". "Me shprese dhe virtyt, le t'i perballim edhe nje here korentet e akujt, dhe te durojme stuhite qe mund te vijne. Le te thone femijet e femijeve tane se kur u vume ne sprove ne refuzuam ta lejojme kete udhetim te marre fund, se ne nuk kthyem shpinen as nuk u lekundem; dhe me syte te fiksuar ne horizont dhe me bekimin e Zotit mbi ne, ne cuam perpara ate dhurate te madhe te lirise dhe ia dhame ate te sigurt brezave te ardhshem", perfundoi fjalimin e tij presidenti Barak Obama.