E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista ndaj Maltes, para mberritjes se trajnerit

Trajneri i kombetares shqiptare Ari Han do te shpalle listen, para se te mberrije ne Tirane, me 4 shkurt. Kur te mberrije ne Tirane trajneri holandez do te vezhgoje disa lojtare te kampionatit, ne ndeshjet kryesore te javes se pare te muajit shkurt, per te krijuar nje ide qe te ndryshoje dicka me teper, ne ndeshjen e muajit mars, perballe Hungarise. Lista perfundimtare para Maltes, do te shpallet para se Ari Han te mberrije ne kryeqytet. Kjo konfirmohet nga drejtues te FSHF-se, te cilet theksojne se lista nuk do te shpallet pas mberritjes se trajnerit, pasi atehere mund te jete shume vone. Keshtu, vezhgimet e trajnerit do te jene te vlefshme per ndeshjet e tjera, kurse per sa i perket Maltes trajneri ka krijuar idene e tij, me gjithcka ka pare gjate muajve te fundit, si dhe do te bazohet edhe ne miqesoren e nentorit, ndaj Azerbajxhanit. Keshtu, bazuar mbi formen me te fundit te lojtareve shqiptare, qe luajne ne kampionatin tone dhe jashte vendit, do te merren vendimet perfundimtare. Priten ndryshime dhe do te vendose vetem trajneri. Ari Han do te qendroje nje jave ne Tirane, para se kuqezinjte te nisen drejt Malte, ku do te luaje ndeshjen e peste te eliminatoreve te Kampionatit Boteror, "Afrika e Jugut 2010". Ne Tirane trajneri dhe ndihmesi i tij Subier, do te shohin tre ndeshje te kampionatit shqiptar. Ne fokusin e tyre do te jene ekipet kryesuese, Vllaznia, Tirana, Dinamo dhe Besa e Kavajas. Sakaq, "timonieri" i kuqezinjve, ne rast se ecuria e kombetares sone, do te jete pozitive ne ndeshjet e radhes, mund te realizoje objektivin e tij personal, per te lene pas kraheve kritikat e shumta, qe e akuzojne se ne kohen me te madhe qendron ne Holande.

Kuqezinjte, gjashte pike para vizites se Ronaldos

Kombetarja shqiptare i ka te gjitha shanset qe te fitoje dy ndeshjet e ardhshme. Ndaj Maltes, ne "La Valeta" kuqezinjte synojne fitoren e dyte ndaj te njejtin kundershtar ne ndeshjet eliminatore te boterorit. Nje muaj me vone kombetaren e pret nje ndeshje tjeter percaktuese ne "Qemal Stafa", perballe Hungarise. Dy fitore dhe gjashte pike me shume do te sillnin nje atmosfere te jashtezakonshme, para se Tiranen te vizitoje Portugalia dhe Kristiano Rondalio.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›