E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota ka nevoje qe Obama te kete sukses

Baraka Obama, djali i nje babai zezak afrikan dhe i nje nene te bardhe amerikane, do te behet sot presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara. Marrja e detyres eshte nje moment inspirues per SHBA dhe boten. Kjo pjeserisht eshte per shkak se ai eshte nje njeri i mrekullueshem me te gjitha parakushtet e nje presidenti te madh. Me shume se kjo, fakti qe ai eshte nje udheheqes i ri, i vendit me te fuqishem te botes deshmon nje parim shume te rendesishem dhe karakteristik amerikan: qe te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte.

Per vite me radhe, amerikanet me ngjyre pane premtimin e Tomas Xhefersonit ne Deklaraten e Pavaresise te bllokuar nga pengesat ligjore dhe paragjykimet e vazhdueshme. Ashtu sic e ka permendur shpesh presidenti i ri, zgjedhja e tij nuk nderton shoqerine qe nuk i sheh ngjyrat te enderruar nga Martin Luther King. Akoma me pak ajo nuk e ben perfekt unionin qe kishin parashikuar baballaret themelues te Shteteve te Bashkuara. Megjithate ky eshte nje perparim vigan dhe historik. Ajo qendron si nje sfide ndaj kombeve te tjera per te jetuar sipas parimeve qe ata kane perqafuar. Bota, po aq edhe sa SHBA, nuk eshte e impresionuar vetem nga ky perurim, ajo eshte e prekur dhe me te drejte.

Mundet te urohej qe festimet te ishin me pak te renduara nga nje ndjenje themelore e krizes. Historia ka dekretuar te kunderten. Presidenti Obama zevendeson nje paraardhes te deshtuar dhe perballet me provat me te medha qe kane qene ndonjehere prej kohes se Franklin Ruzvelt dhe Depresionit te Madh, dhe ato jane ne shume fronte.

Ekonomia eshte ne recesion te thelle dhe, ashtu si ne vitet 1930', ky nuk eshte nje recesion i zakonshem. Qeveria ka shpenzuar qindra miliarda dollare ne perpjekje per shpetim, por sistemi financiar amerikan eshte shume larg te qenit i rregulluar. Rreziku i nje krize te tejzgjatur ekonomike eshte akoma real.

Presidenti i ri duhet te merret me Irakun dhe Afganistanin, trazirat e shtrira nga Lindja e Mesme deri ne Pakistan, tensionet me Rusine dhe sfidat gjithnje ne rritje me Kinen dhe Indine. Ai duhet te drejtoje nje pergjigje efektive globale ndaj perspektives se ndryshimeve te pershpejtuara te klimes ose problemi shume shpejt mund te dale jashte kontrollit.

Brenda vendit z.Obama duhet te riafirmoje mbizoterimin e ligjit dhe te rivendose balancen konstitucionale te ndarjes se pushteteve, ndersa perballet me kercenimet e rrezikshme ndaj sigurise se vendit. Dhe sikur te mos mjaftonin keto, ai ka premtuar nje reforme teresore te sistemit amerikan te kujdesit shendetesor, nje sipermarrje e cila eshte teper e vonuar, dhe mjaft e madhe per te drejten e tij per te konsumuar nje presidence normale.

A mund te kete ai sukses? Presidenti i ri duket se ka karakterin dhe temperamentin qe kerkon koha dhe vendi eshte duke shprehur nje besim te madh ne udheheqesin e tij te ri. Sidoqofte cdo president eshte ne meshiren e ngjarjeve, dhe eshte kufizuar nga Kongresi, vecanerisht mbi politiken e brendshme. Per te pasur sukses ne rrugen e tij, vecanerisht me partine e tij, z.Obama do te kete nevoje per nje mbeshtetje te forte dhe te vazhdueshme te opinionit publik. Nese ai do ta ruaj kete, me politikat dhe prioritetet e duhura ne besojme se ai mund te pershpejtoje rimekembjen ekonomike dhe rikthimin e vendit ne postin e tij legjitim ne vleresimin e botes.

Nevoja me urgjente brenda vendit eshte per veprim mbi ekonomine. Ekipi i ri duhet te vezhgoje serish sistemin financiar dhe te beje nje ndarje te paster me perpjekjet e crregullta te administrates Bush. Zyrtaret e z.Obama duhet te studiojne dhe paraqesin me urgjence shtrirjen e plote te aseteve te dobeta te sistemit. Vlerat duhet te jene shenuar, bankat e falimentuara duhet te nacionalizohen plotesisht dhe ato me aftesi pagimi, te rikapitalizohen me nje kuote te drejte per taksapaguesit. Kostot e ketij rivleresimi te vendosur do te jene te medha, por vitale nese sistemi do te luaj pjesen e tij ne financimin e rimekembjes ekonomike.

Se bashku me nje afrim shume me te vendosur per stabilizimin e sistemit financiar, z.Obama duhet te fitoje mbeshtetjen e publikut per nje stimul te ri te madh fiscal. Perndryshe propozimi i tij aktual per 825 miliarde USD ne dy vitet e ardhshme eshte shume modest. Megjithate, ai eshte duke u perballur me rezistence. Skeptiket nuk jane te gatshem te studiojne provat qe cuan tek deshtimi i perpjekjeve te meparshme dhe ne parim u vjen keq per borxhe te reja publike. Presidenti i ri duhet te fitoje diskutimin dhe me shpejtesi. Pa nje pakete te re stimuluese fiskale, perspektiva per kerkesen ne 2009, pra per shpenzimet dhe punesimin, eshte e ftohte - jo vetem per SHBA por edhe per boten.

Mbase prova me e veshtire e z.Obama do te vije nese ai do t'ia dale mbane ne keto iniciativa. Ai duhet te pergatise publikun per pasojat afatgjata te shpetimit te sistemit financiar dhe te injektoje kerkesa te reja per ekonomine - domethene, taksa me te larta dhe shkurtime ne shpenzimet publike. Ai eshte perpjekur te qendroje i heshtur mbi kete. Por qytetaret dhe investitoret e huaj duhet te dine qe planet jane duke u pergatitur per te sjelle buxhetin serish ne balance.

Nese kjo do te arrihet, nje kerkese e metejshme eshte nje theks i ri dhe i forte mbi bashkepunimin nderkombetar. Kjo natyrisht eshte e dhimbshme ne politiken e jashtme dhe ate te sigurise, por aplikohet po aq shume ne ekonomi. Kur te vije koha per konsolidimin fiskal ne SHBA, dhe se me pare aq me mire, politika ne vendet me suficite ne llogarite rrjedhese duhet te behet shume me e shtrenjte. Institucionet e reja jane te nevojshme per kete lloj bashkepunimi. I perket z.Obama t'i krijoje ato. Per momentin, ndersa vazhdon te komandoje besimin e njerezve te tij, presidenti i ri shkakton admirim ne mbare boten. Nese ai ofron nje fryme te re bashkepunimi mbi keto ceshtje, ai duhet te marre nje pergjigje bujare. Barak Obama eshte presidenti i SHBA dhe bota ka thene se ka nevoje per te. Kthimi ne sukses i Presidences se tij - c'ka eshte ne interesin e botes - do te jete ne pjesen me te madhe, pergjegjesia e tij.

"The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›