Hidi e Rrustemi debutojnë me Alkin

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, portieri Isli Hidi dhe mbrojtësi Blerim Rrustemi, debutuan me fanellë e Alki Larnaka në ndeshjen miqësore të kësaj të fundit me skuadrën ceke të FC Viktoria Plzen. Takimi u luajt ditën e shtunë dhe përfundoi 2-1 në favor të skuadrës ceke.
Hidi luajti për gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Rustemi ishte në formacionin e pjesës së parë. Trajneri Kasianos hodhi në pjesën e dytë një formacion krejt të ri, ku i vetmi që nuk ndryshoi ishte ish-portieri i Tiranës e Krivbasit, Isli Hidi, i cili në minutën e 25-të, sipas medieve qipriote (kerkida.net) bëri një pritje të jashtëzakonshme.