E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansi Agolli huazohet te Tirana

Ansi Agolli është zyrtarisht i huazuar te Tiranës. Ish-mesfushori i majtë i Ksamaksit e Lucernës në kampionatin zviceran ka mundur më në fund të bindë drejtuesit e skuadrës së tij aktuale, finlandezët e Vaasan, për t'i dhënë lejen e kalimit të rekordmenët e Shqipërisë, Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili të hënën e ardhshme, më 4 gusht, do të bashkohet me bardheblutë në kampingun maqedonas të 23-herë kampioneve. Ky është një nga lajmet më të mira për trajnerin kroat Bllazhe Slishkovic, i cili do të ketë për një vit shërbimet e ndërkombëtarit shqiptar.
25-vjecari Agolli, i cili ka një përvojë të mirë ndërkombëtare si futbollist (tre ekipe të huaja gjatë karrierës së tij, 69 ndeshje, 4 gola) është blerja e shtatë e Tiranës për sezonin e ri. Në formë huazimi te Tirana ka ardhur nga suedezët e Gais edhe sulmuesi Migen Memelli.
Të gjitha blerjet e Tiranës
Mbrojtës
Rezart Dabulla (Shkumbini)
Andi Lila (Besa)
Entonio Pashaj (Teuta)
Abraham Alcheny (Dinamo)
Mesfushorë:
Ansi Agolli (Vaas, Finlandë)
Sulmues
Migen Memelli (Gais, Suedi), sulmues

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›