Hidi, kontratë 1 milionë USD me Krivbasin“Të gjitha palët mbetën të kënaqur me nënshkrimin e kësaj kontrate, pavarësisht se për Islin, në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te Krivbasi, por kësaj radhe me një autoritet të padiskutueshëm për vler

Isli Hidi, portieri i Kombëtares shqiptare nënshkroi një kontrate 3-vjeçare me Krivbasin në kampionatin ukrainas në shumën totale prej 1 milionë dollarë, duke kompletuar “treshen” shqiptare së bashku edhe me kapitenin Dorian Bylykbashi e mesfushorin Ervin Bulku.
“Të gjitha palët mbetën të kënaqur me nënshkrimin e kësaj kontrate, pavarësisht se për Islin, në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te Krivbasi, por kësaj radhe me një autoritet të padiskutueshëm për vlerat e tij si portier - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com, menaxheri i njohur i FIFA-s, Sokol Haxhia (ne foto me Isli Hidin).
“Hidi është një portier me autoritet dhe përvoja e tij vlerësohet shumë te Krivbasi. Ky nuk është konstatim vetëm i imi, por dhe i drejtuesve të klubit ukrainas, të cilët plotësuan të gjitha kushtet jo vetëm financiare, por dhe ato njerëzore, që kërkova unë si menaxher në emër edhe të Islit”, - theksoi Sokol Haxhia, drejtues i kompanisë menaxheriale “Sportx Management S.R.L Unipersonale”, që së fundi realizoi edhe transferimin e sulmuesit të talentuar Brian Filipi nga Ravena te një emër i madh si Palermo në Itali.
28-vjeçari Isli Hidi, i cili ruajti të paprekur portën e Kombëtares A në barazimin 0-0 me Maltën, me 11 shkurt, luajti të premten e kaluar si titullar me Krivbasin në barazimin 1-1 në transfertë me Metalurg Donjeck (1-1), që shënoi dhe rikthimin e tij në Ukrainë pas aventurës me Alki Larnaka në Qipro.
“Isli e zuri menjëherë vendin e titullarit në portë, dhe qysh në ndeshjen e parë të tij dëshmoi formën e shkëlqyer qo kalon”, - përfundoi menaxheri Sokol Haxhia, i cili është duke trajtuar edhe transferimin në Kinë të golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, Migen Memelli.
E Hene, 02 Mars 2009