Gridi Sokoli, talentja shkodrane zgjedh TiranenGridi Sokoli pritet të jetë një basketbolliste që do të bëjë shumë për këtë sport, por natyrisht të përfaqëosjë denjësisht edhe Shqipërinë ne arenen ndërkombetare.

Nga Anton ZALLI - Gridi Sokoli një tjetër talent që është larguar nga Vllaznia. Gridi Sokoli është një basketbolliste që ka luajtur me të rejat e ekipit të vllaznisë. Pak kohë më parë, Sokoli është larguar nga Shkodra,për tu aktivizuar në radhët e bardh e bluve të kryeqytetit.
Sokoli është një nga basketbollistet më të talentuara për momentin në shqipëri. Ajo thotë se për të dhe karrieren e saj kishte ardhur momenti që të largohej nga Shkodra.
Pasi duke patur parasysh që në Shkodër është duke u punuar pak në këtë drejtim. Në Shkodër duke mos patur një ekip për të rritura, ajo ka vendosur të luajë për ekipin e Tiranës. Por duke patur parasysh formën e shkëlqyer sportive që po paraqet aktualisht edhe tek ekipi i Tiranës, Sokoli është duke gjetur veten e saj.
Arsyeja e largimit nga Shkodra është e thjeshtë. Mungesa e kushteve dhe e një ekipi për të rritura ndikonte negativisht për karrieren e saj. Pavarësisht largimit nga Shkodra, Sokoli kërkon që të punohet më shumë në qytetin e Shkodrës për sportin, sidomos për basketbollin. Largimi i Gridi Sokolit nuk është rasti i parë i largimit të talentave sportive nga qyteti i Shkodrës.
Sportistët më të drejtë kërkojnë të gjejnë kushtet optimale për një karrirere të sukseshme. Gridi Sokoli pritet të jetë një basketbolliste që do të bëjë shumë për këtë sport, por natyrisht të përfaqëosjë denjësisht edhe Shqipërinë ne arenen ndërkombetare. Kjo është arsye që ajo kërkon kushte më të mira për të arritur qëllimet e saj.
E Hene, 02 Mars 2009