Gjobitet Neymar, kishte ofenduar arbitrin në Twitter

Neymar është dënuar nga gjykata braziliane. Ylli i futbollit që aktualisht është në skuadrën e Santos duke të paguajë një gjobë prej 15 mijë reais (rreth 6 mijë euro) dhe katër mijë euro kundrejt arbitrit Sandro Meira Riçi pasi e ka ofenduar në rrjetin social të Twitter.
Ngjarja ka ndodhur më 15 gusht të vitit 2010 në momentin që Santos u mund nga Victoria me rezultatin 4 me 2.
Talenti brazilian e kishte përcaktuar arbitrin e ndeshjes si një “hajdut” .
Gjithçka për faj të një njëmbëdhjetëmetërshi që arbitri kishte sinjalizuar për kundërshtarët, ndërsa Neymar ndodhej jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi.