E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund, kundërshtar serioz i Bayernit

Ish portieri gjerman, Oliver Kahn mendon se Borussia Dortmundi do të jetë kundërshtar i fortë për Bayern Munichun në luftën për titull të kampionit në Bundesliga. Bavarezët udhëhiqnin ndaj kampionëve aktualë deri javë më parë, por ata dështuan në xhiron e fundit ndaj Mainzit dhe u kaluan nga verdhezinjtë.

“Borussia Dortmund i ka ato që i nevojitet për të qenë kandidat serioz këtë vit. Para dy javësh dukej se Bayerni do ta fitonte titullin lehtë këtë vit, por ky ekip e ndihmoi vetë Borussian që të kthehet në luftë”, deklaroi ish portieri i Bayernit për tabloidin gjerman Bild.

“Dortmundi do ta kishte një avantazh, nëse eliminohet nga garat evropiane, pasi që do të fokusohej vetëm në Bundesligë. Kjo do të thoshte se Bayerni nuk do të mund ta fitojë lehtë titullin, ashtu siç mendohej jo shumë kohë më parë”, shtoi Kahn. Bayerni aktualisht ka një pikë më pak se Dortmundi. Bavarezët do ta zhvillojnë takimin e radhës më 3 dhjetor kundër Werder Bremenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›