Hidink prezantohet zyrtarisht tek Çelsi
Londër - Trajneri holandez Gus Hidink ka bërë prezantimin zyrtar tek ekipi i Çelsit. Hidink do të zërë vendin e Skolarit të shkarkuar javën e fundit. Tekniku holandez do ta drejtojë skuadrën e Çelsit deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik, njëkohësisht do të jetë edhe trajneri i përfaqësueses ruse.
Hidink është takuar sot me futbollistët e Çelsit, dhe më pas ka ndjekur seancën stërvitore. Megjithëse disa futbollistë ishin kundër largimit të Skolarit nga Çelsi, Hidink ka gjetur një ambient të mirë në skuadrër, sipas raporteve të fundit të mediave angleze.
Zyrtarisht detyrën Gus Hidink tek skuadra e Çelsit do ta marrë ditën e hënë, ku do të nisë edhe përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Këtë fundjavë ai do të ndjekë ndeshjen e Çelsit me Uatfordin për Kupën e Mbretëreshës.