E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skolari shfryn mbi futbollistët e Çelsit

Londër - Ish-trajneri i Çelsit, Luis Filipe Skolari, ka fajësuar lojtarët për situatën e krijuar në këtë ekip. Sipas teknikut brazilian, këta futbollistë nuk janë përshtatur dot me mënyrën e trajnimit të tij.

“Është një skuadër pa kampionë, ku asnjë nuk mund të bëjë ndryshimin. Pas dëmtimit, Didier Drogba nuk kishte më besim në vetvete, ndërsa Florent Maluda është një lojtar i brishtë që nuk mundi asnjëherë të kthehej si në kohët e Lionit”, deklaron trajneri Skolari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›