E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 kongresmenë letër Obamës kundër Shkupit

Ushington - Rreth 30 kongresmenë amerikanë që përfaqësojnë interesat greko-amerikane në SHBA kanë akuzuar Maqedoninë se me sjelljen e saj paraqet kërcënim për integritetin territorial të GreqisëKongresmenët amerikanë në një letër drejtuar presidentit amerikan, Barack Obama kanë theksuar se Greqia edhe pse ka dëshirë që të mbështesë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, nuk mund ta bëjë këtë për shkak të sjelljes jokorrekte të Shkupit. Kongresmënët kanë kritikuar njohjen e Maqedonisë nga SHBA me emrin kushtetues dhe se sipas tyre në këtë mënyrë janë rrënuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve por edhe janë cenuar negociatat për emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›