Arrestohen 4 shtetas për shitje droge
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 18.30, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë është kapur në flagrancë me një sasi bime të dyshuar narkotike dhe pas një kontrolli në banesën e tij u sekuestrua një sasi e konsiderushme bime e dyshuar narkotike dhe afro 303 copë formularë “Fondacioni Bamirës Kosova”, të cilët dyshohen të jenë të fallsifikuar.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e bimës së dyshuar narkotike e lloit “Cannabis Sattiva”, me peshë 1170 gr, 303 copë formula me mbishkrimin “Fondacioni Bamirës Kosova” si dhe një telefon celular tip “Samsung”. Po dje po nga specialistët e seksionit Kundër Drogës janë arrestuar shtetasit Endrit Enver Demaj , 23 - vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Gentian Esat Dega, 26 - vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmë rreth orës 22.20, pranë qëndrës tregtare “Casa Italia”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Pasat, me targa të huaja ju gjet e fshehur (tek dera e shoferit) një qesë më bimë e dyshuar narkotike e llojit “Canabis Sattiva” dhe në pjesën e levës së marshit disa doza me ngjyrë të bardhë dhe pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Në cilësinë e provës materiale u serkuestruan 1150 gr. me ngjyrë jeshile e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, 46 gr. pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 17 gr. pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë e ndarë në 17 doza, 4 telefona celular tip Nokia dhe mjeti veturë me targa MI OË 5663, tip Pasat, bashkë me dokumentacionin. Ndërkohë, në pranga ka rënë për të njëjtën vepër penale edhe shtetasi Ardit Nikoll Ulndreaj , 19 - vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën një sasi bime me peshë 666.4 gr me gjithë amballazh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 666.4 gr. bimë me ngjyrë jeshile, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike “Marijuanë” dhe 2 telefona celular tip “Nokia”.