E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentralet "German 1,2 dhe 3" do të jepet me konçesion

Hidrocentralet "German 1,2 dhe 3" në rrethin e Matit do të jepen me koncesion, sipas një vendimi të qeverisë në mbështetje të ligjit "Për koncesionet”. Sipas vendimit në fjalë, autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim) të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Qeveria ka miratuar gjithashtu bonusin prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar në procedurën konkurruese përzgjedhëse që i jepet shoqërisë  “SIGERS”, shpk. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “German 1, 2 dhe 3”, do të kërkojë shprehje interesi dhe do të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›