E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentralet me koncesion, qeveria ndryshon procedurat

Këshilli i Ministrave ndryshon procedurat për dhënien me koncesion të hidrocentraleve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa shtesa në vendimin nr.191, datë 22.3.2007, të Këshillit të Ministrave, Për vendosjen  e oponencës teknike shtetërore për projektet  e ndërtimit të hidrocentraleve, me koncesion, të ndryshuar.

Sipas vendimit ndryshimet do të prekin jo vetëm projektet e propozuara por edhe projektet në zbatim. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, të neneve 4, 6, 8 e 18, të ligjit nr. 8402, datë 29.7.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit,  dhe të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, Për buxhetin e vitit 2010, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që shtatë hidrocenrale të tjera të cilat do të ndërtohen në vend. Qeveria miratoi pak kohë më parë dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve, sipas propozimeve të bëra nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Hidrocentralet që do të jepen për tu ndërtuar me koncesion janë; hidrocentrali Flet 1, hidrocentrali Flet 2, hidrocentrali Kaskada e hidrocentraleve në lumin Seta", Hidrocentrali Llëngë, hidrocentrali TRUEN, hidrocentrali Opar 1 dhe hidrocentralet e Strelcës. Vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë në bazë të të dhënave të planbiznesit, të paraqitura nga shoqëritë e përzgjedhura, bëhet fjalë për projekte rentabël. Ekspertët i kanë kushtuar rëndësi dhe ndikimit në mjedis që do të kenë këto hidrocentrale. Sipas ekspertëve këto do të kenë një ndikim minimal.Këto vendime merren, gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për ta realizuar objektivin e saj për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon, thuhet në njoftimin e qeverisë për dhënien e koncesioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›