E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentralet, niveli afër maksimales

15/03/2010 Situata

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve gjatë këtyre ditëve, sërish niveli i liqenit të Fierzës vijon të mbetet shqetësues. Dje, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës raportoi se uji në këtë liqen shënoi nivelin e 293.97 metra, pra rreth 3 metër mbi nivelin e sigurisë së digës, ndërsa është më pak se 3 metër nga pika maksimale e lejuar. Ndërkohë prurjet në Fierzë janë aktualisht 500 metër kub për sekondë. Kurse në hidrocentralin e Komanit, ku prurjet shkojnë në 130 metër kub në sekondë, niveli i ujit ka arritur në 171,74 metër, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 176 metër. Ndërkaq në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës niveli i ujit ka arritur në 75,07 metër. Kjo gjendje ku ndodhen liqenet ka bërë që hidrocentralet të punojnë me kapacitet thuajse maksimal, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë prodhimi i energjisë ka arritur në 28,1 milionë kilovat orë. KESH-i eksporton dhe shet 14.4 milionë kilovat/orë energji, ndërsa konsumi është 22,9 milionë kilovat/orë energji.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›