E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha cenon lirinë e medias në vend"

15/03/2010 Fatmir Toçi

Partia Socialiste deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, në Raportin e tij për vitin 2009 evidentoi problematikën e vështirë me të cilën përballet sot media në vendin tonë. Deputeti socialist Fatmir Toçi ka thënë dje se shqetësimet e pasqyruara në këtë raport përforcojnë alarmin që ka dhënë prej kohësh PS-ja mbi cenimin e lirisë së medias dhe presionet që ushtron Qeveria Kryeministri Sali Berisha mbi to. Sipas tij, mediat keqpërdoren për qëllime politike, thotë raporti; ka presione të drejtpërdrejta mbi mediat nga Qeveria, si dhe raste të kërcënimeve të gazetarëve prej saj; si pasojë e presioneve dhe e pasigurisë në punë, gazetarët shqiptarë detyrohen t’i nënshtrohen vetëcensurimit; transmetuesi publik RTSH është nën kontroll të rreptë qeveritar në linjën e tij editoriale dhe favorizon qartazi Partinë Demokratike. “Për këtë institucion që paguhet nga taksat tona, PS-ja ka ngritur zërin shpesh, si një televizion që nuk është në shërbim të shqiptarëve, por të interesave të Sali Berishës dhe klanit të tij”, ka deklaruar ligjvënësi socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›