“Karburantet, të kontrollohet karteli”
15/03/2010 Konfindustria kërkon ngritjen e Entin Rregullator të Karburanteve
Buxhuku: Tregu ka shenja të dukshme të keqfunksionimit
Konfindustria ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të normalizuar funksionimin e tregut të gazit në vend, duke ngritur një autoritet të ri kontrollues, Entin Rregullator të Karburanteve (ERK). Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, në një deklaratë të bërë dje për mediat u shpreh se situata në këtë sektor është mjaft alarmante dhe mund të zgjidhjet vetëm me ndërhyrjen e qeverisë, në atë që ai e cilësoi si “kartel” i krijuar nga firmat që operojnë në këtë fushë. “Keqfunksionimi i vazhdueshëm i tregut të karburanteve në Shqipëri, në kushtet kur teorikisht kemi të bëjmë me treg të liberalizuar, mund të shpjegohet vetëm me ekzistencën në praktikë të marrëveshjeve të llojit “kartel” ndërmjet operatorëve të fushës. Në kushte të tilla roli i institucioneve shtetërore duhet të jetë vendimtar për të zhdukur pasojat nga gjendja e mësipërme dhe për të parandaluar në afatgjatë rikrijimin e gjendjeve të tilla të pakënaqshme”, u shpreh Buxhuku. Ai theksoi se reagimi i Konfindustri-së vjen duke marrë shkak nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit të tregut të gazit si dhe të tregut të karburanteve në përgjithësi në vend. Konfindustria kërkon nga “ekzekutivi ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejt të veprimit të Entit Rregullator te Karburanteve (ERK). Institucioni në fjalë do të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet subjektive të çmimeve në tregun strategjik të karburanteve përfshi edhe tregun e gazit të lëngshëm krahasuar me çmimet e tregjeve ndërkombëtare, me pasoja të drejtpërdrejta dhe të rënda në krijimin e kostove shtesë për bizneset, industritë dhe qytetarët shqiptare”. Sipas Buxhukut, tregu i karburanteve dhe i gazit ka një qarkullim vjetor parash prej 800-900 milionë euro në vit.
Hetimi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur këto javë një hetim mbi tregun e gazit të lëngshëm në vend. Në fokus të hetimit paraprak është importi dhe kufizimet e mundshme të konkurrencës në tregtimin e gazit. Autoriteti i Konkurrencës administroi dy formularë ankese nga grosistët e gazit dhe korrespondencën mes tyre dhe koncensionarëve. Nga monitorimi i kryer nga ky autoritet, rezulton se ndërmarrjet ankimuese kërkojnë ofrimin e shërbimit në të dy portet duke pretenduar se kompanitë që zotërojnë koncesionet refuzojnë të ofrojnë shërbimin e shkarkim-depozitim të gazit të lëngshëm.