E Shtunë, 31 Tetor 2026

Everton, manjati indian kërkon klubin

Evertoni mund të bëhet klubi i nëntë anglez që do të kalojë në kontrollin e një milioneri të huaj. Sipas mediave britanike, manjati indian, Anil Ambani, i cili renditet i gjashti në listën e njerëzve më të pasur në botë, është shumë i interesuar për blerjen e skuadrës. Pasuria personale e Ambanit llogaritet në mbi 27 miliardë euro. Ndërkohë, të premten në mbrëmje disa biznesmenë nigerianë i bënë Majk Ashlit ofertën zyrtare për të blerë Njukasëllin. Nuk ka shifër zyrtare, por flitet për 350 milionë sterlina.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›