E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidroplane nga Mali i Zi shuhet plotesisht zjarri ne Tarabosh

Vatrat e zjarrit në malin e Taraboshit janë shuar plotësisht. Dy hidroplane te ardhur nga Mali i Zi kane mbyllur fazen e emergjencës nga zjarri në këtë zonë. Perparimi i flakëve drejt fshatrave kufitarë me Malin e Zi bëri që pala mazeze të vërë në dispozicion hidroplanë.

Ne nje aksion qe ka zgjatur për rreth 3 orë, hidroplanet kane arritur te shuajne flaket që rrezikonin banesat në fshatin Krajë, buzë Malit të Taraboshit, në shtetin Malazes dhe po kështu edhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Ndërsa situata është vënë në kontroll pas 72 orësh dëmet konsiderohen të mëdha: rreth 10 ha pisha te shkrumbuara, 100 ha kullota dhe mbi 500 ha pyje te pershkuara vetem ne Malin e Taraboshit. 18 banesa te braktisura prej vitesh qe sherbenin si stane për bagetinë jane djegur ne fshatrat Muriq, Oblike, Shiroke e Zogaj. U rrezikuan me dhjetra banesa në këto fshatra ndërkohë që dëme në njerëz fatmirësisht nuk pati.

Për zjarrvënie të qellimshme akuzohet 58 vjecari Hilë Gjoni, i cili është arrestuar. Me qellimin për të pastruar parcelën e tij te tokes ne Tarabosh, ai  i vuri flakën disa mbeturinave, duke krijuar kështu edhe situatën emergjente. 

Azhornuar së fundi ( e martë , 23 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›