E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Gadaffi tirani qe po iken

Regjimit 42 vjeçar të Moammar Gadaffit po i vjen fundi. Presidenti amerikan Barack Obama tha se Libia “po rrëshqet nga kthetrat e tiranit”, ndërsa beteja mes kryengritësve dhe Gadaffit ka arritur një “pikë kthese”. Në një deklaratë për mediat, menjëherë pasi rebelët morën nën kontroll Tripolin, kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se e ardhmja e Libisë është në duart e popullit dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i mbështesin.

Sipas tij rruga më e sigurt që gjakderdhja të ndalojë është e thjeshtë. Moammar-i duhet të ndalet dhe të kuptojë se nuk ka më asnjë kontroll mbi vendin që drejtoi për plot 42 vjet.  Presidenti Obama i bëri gjithashtu thirrje Këshillit Kalimtar të opozitës të ketë parasysh interesat e të gjithë popullit libian. “Në këtë pikë kyçe dhe moment historik duhet të tregojnë se respektimi i drejtave të tyre është thelbësore.

SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjitha vendit për të ndihmuar Libinë të kalojë këtë fazë kaq të vështirë”, është shprehur Obama. Ndërkohë dhjetëra persona nisën festimet në rrethinat e Shtëpisë së Bardhë. Për mbarë botën, këto janë orët e fundit të Gadaffit, dhe sipas liderëve botërorë nëse ai e do popullin e tij, bën mirë të largohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›