Fundi i Gadaffit rimekemben bursat

Fundi i afërt i konfliktit në Libi ka ndikuar menjëherë në rimëkëmbjen e bursave amerikane dhe europiane.
Pas një jave rënie, tregjet amerikanë u rritën me mbi 1.4% dhe në Europë rritja varionte nga 1.9 – 2.2 %. Krejt ndryshe duket situata në tregun e naftës.
Si pasojë e konfliktit çmimi ra me 3.2 % duke u kuotuar në 107 dollarë për fuçi. Kjo luhatje e menjëhershme e tregut të arit të zi ndodhi pasi Libia është një ndër eksportueset më të mëdha të naftës në botë dhe deri para fillimit të konfliktit plotësonte 2 % të kërkesës botërore.
Investitorët shpresojnë se pas përfundimit të luftës, situata në vend do të qetësohet dhe prodhimi dhe eksporti i naftës do t’i kthehet niveleve normale, por deri atëherë çmimet do të vazhdojnë të bien. I palëkundur duket tregu i metaleve të ccmuara. Ari u rrit me 2.3 % duke arritur një tjetër rekord me gati 1900 dollarë për onz.