Hiena Rama kërkon të përdorë tetraplegjikët – ata e përzënë

Edi Rama tentoi dje të përdorë politikisht grevën e tetraplagjikëve dhe njoftoi mediat se ishte nisur të takonte të ngujuarit, por ata i treguan rrugën, duke e përzënë si një mashtrues dhe të pandjeshëm ndaj halleve të tyre
Edi Rama s’heq dorë nga nekropolitika e keqpërdorimit të qytetarëve në çdo rast tendence përfitimi politik. Në kushtet e një thatësire programore dhe projektesh për qytetarin, kryetari i bashkisë së Tiranës në ikje e sipër, Edi Rama, po shfrytëzon kartat e fundit të mbijetesës së tij politike, teksa për pak ranë pre e akteve të tij keqbërëse ranë edhe tetraplegjikët. Nga ngujimi ku ndodhen në një grevë urie për kërkesa të tyre, tetraplegjikët refuzuan kategorikisht vizitën e Edi Ramës, i cili ishte nisur nga kryeqyteti në drejtim të ish uzinës “Tirana” në Laprakë. Ka qenë lajmësi ai që shpëtoi Edi Ramën nga një turpërim i pashmangshëm, pasi qëllimi vizitës së tij ishte kryekëput politike dhe kurrsesi humane. Duke parandjerë një refuzim të mundshëm nga ana e grevistëve, Edvini kish nisur përpara një servil të tij, i cili do të studionte terrenin dhe në varësi të reagimit, do të lajmëronte Edi Ramën për aksionin e mëtejshëm. Pikërisht “informacioni” i dalë nga vendi ku ushtronin grevën tetraplegjikët ishte “negativ”, aq sa i hoqi Edi Ramës çdo mundësi keqpërdorimi të problemit dhe shqetësimit të tetraplegjikëve. Të cilët, nisur nga mundësitë fizike dhe humane, vetëm ‘strehim’ politik s’duhet të bëhen. “Ç’është kjo vizitë e Edi Ramës? Ne duam zgjidhjen e kërkesave tona dhe jo vizita politike tani në prag të zgjedhjeve. Ai (Edi Rama), i cili është nisur drejt nesh, le të kthehet më mirë andej nga ka ardhur”- u shpreh një nga grevistët e tetraplegjikëve, duke marrë dhe mbështetjen e të tjerëve. Ka mjaftuar ky moment që, lajmësi i Edi Ramës t’i kërkonte shefit të tij, kthimin mbrapsht dhe shmangien e çdo kontakti me mediat, pas këtij skandali. Por, fatkeqësisht, zyra e shtypi e Partisë Socialiste kishte lajmëruar mediat për takimin e Ramës me tetraplegjikët dhe pikërisht titrat e mediave informative, tradhtuan Edi Ramën nga mbulimi i skandalit. Kjo është shuplaka e merituar për këtë shterpësi njerëzore që mban emrin Edvin Rama. Ai s’mund të ketë një projekt dhe alternativë konkurruese, përveç keqpërdorimit politik që i bën qytetarëve, simpatizantëve si dhe atyre në kushte të vështira jetese.