Bode: Amnistia fiskale, zgjidh çështje të mëdha ekonomike
Ministri i financave Ridvan Bode i është përgjigjur akuzave të opozitës se ligji për aministinë fiskale është një lojë politike e qeverisë për fushatën elektorale.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit ministri Bode theksoi se aplikimi i amnistisë fiskale zgjidh çështje të mëdha të ekonomisë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të saj.
“Janë hequr 19 taksa nacionale dhe janë zbutur një sërë tarifash dhe detyrimesh të tjera, e kjo ka krijuar një klimë lehtësuese për biznesin, duke bërë që shumë prej tyre të dalin në dritë pasi e kanë kuptuar se nuk u rëndon shumë po të deklarohen dhe të paguajnë detyrimet fiskale”, tha Bode.
Sipas ministrit Bode amnistia fiskale do të përfshijë vetëm kundravajtjet penale që kanë të bëjnë me taskat dhe fshehjen e tyre dhe nuk do të ndërhyjë në ligjin antimafia.
Bode gjithashtu theksoi se amnistia po shoqërohet me një falje të gjerë, sepse nuk ka kuptim që detyrimet e mbetura pezull në një periudhë të gjatë informaliteti, të rëndojnë mbi biznesin dhe qytetarët.