Starova dhe Roshi në mbështetje të kandidatit Xhaferri
21/04/2011 PBLD e PBKD çelin fushatën në Durrës
Partia e “Bashkimit Liberaldemokrat” dhe partia “Balli Kombëtar Demokrat” çelën zyrtarisht fushatën elektorale në Durrës në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Ferdinand Xhaferri. Në prani të mjaft mbështetësve të këtyre dy partive dhe të kandidatit në fjalë kryetarët e tyre, Arian Starova i PBLD-së dhe Artur Roshi i PBDK-së, përshëndetën takimin në Pallatin e Kulturës në Durrës, ku gjatë fjalës së tyre siguruan mbështetjen e plotë për kandidatin Xhaferri. Në takimin hapës të fushatës së tyre elektorale ishte i pranishëm edhe vetë kandidati i PD-së për qytetin bregdetar F. Xhaferri, i cili i falënderoi dhe i vlerësoi dy forcat politike për mbështetjen që i japin koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Ai prezantoi përmbledhtas edhe platformën e tij, e cila është hartuar me mjaft kujdes për drejtimin e qytetit. “Këtë program e kemi hartuar së bashku për të bërë të mundur që Durrësi të kthehet në një qytet model. Në Durrës është e nevojshme të ndryshohen shumë gjëra, për të cilat Bashkia nuk ka treguar vëmendjen e duhur dhe neve na lind detyra të bëjmë të mundur këtë ndryshim kaq shumë të dëshiruar nga të gjithë qytetarët durrsakë”, - tha Xhaferri.