“Kemi përpara një fillim të ri, Rama një fund të ri”
21/04/2011 Takimi në Patos
Paraditen e djeshme kryeministri ishte në qytetin e Patosit, ku prezantoi Dilaver Kamberin si kandidat për kryetar bashkie të koalicionin “Aleanca për Qytetarin”. Berisha tha se qeveria do të bëjë gjithçka që me zotin Kamberi në katër vjetët e ardhshëm ta shndërrojnë Patosin në një qytet të zhvilluar, në një epiqendër të fuqishme të prodhimit të shërbimeve më të mira. “Zotimi ynë për ju është: Patosi 24 orë ujë në të gjithë territorin e tij, përfundimi i kolektorit të ujërave të zeza dhe të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit, krijimi i parkut industrial”, - tha Berisha.
Kryeministri Berisha prezanton kandidatët e koalicionit në Ballsh e Patos
Kreu i qeverisë premtoi 6-fishimin e investimeve në sektorin e naftës
Kryeministri Berisha në vijim të prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për zgjedhjet vendore të 8 majit u kërkoi qytetarëve të Ballshit votat për kandidaten për kryetare të bashkisë Dallëndyshe Allkaj. Ai fillimisht ngriti lart figurën dhe personalitetin e kësaj zonje, duke e vlerësuar si një qytetare shembullore, dhe më pas garantoi se qeveria shqiptare në vitet që do të vijnë do të gjashtëfishojë investimet në këtë rreth. “Ju ftoj t’i shndërrojmë këto zgjedhje në dëshminë më të madhe të përkushtimit tonë ndaj lirisë, të votojmë si qytetarë të lirë të një vendi të lirë, t’u faktojmë kombeve të qytetëruara se vendi ynë është në BE, t’u faktojmë atyre se ne jemi burrat dhe gratë e suksesit, jemi njerëz që besojmë te njëri- tjetri, ndajmë vlerat më të qytetëruara të Evropës, të vendosur të ndërtojmë në Ballsh Evropën që kërkojmë”, - tha kryeministri në fjalën e tij. Duke garantuar 6-fishimin e investimeve në sektorin e naftës, rafinimit, përpunimit, nxjerrjes së saj, Berisha theksoi se kjo është alternativa e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. “Alternativën e rrugës së vetmisë le t’ia lëmë shokut Edi Rama. Ec, vazhdo, zoti Rama, se më datën 9 maj do të arrish te banesa e vetmisë. Rruga e vetme të çon vetëm në banesën e vetmisë dhe ajo është rrugë pa kthim. Ne kemi përpara një fillim të ri. Ti ke përpara një fund të ri dhe plotësisht të merituar. Ne do të fitojmë. 8 maji është dita e ngadhënjimit të lirive tuaja, e votës suaj, e fitores së intelektuales, e gruas shembullore Dallëndyshe Allkaj”, - përfundoi kreu i qeverisë.